Joe Biden fiton edhe në Xhorxhia pas rinumërimit

schedule08:39 - 20 Nëntor, 2020

schedule 08:39 - 20 Nëntor, 2020

Joe Biden ka fituar në shtetin e Xhorxhias dhe 16 votat e saj elektorale, një fitore e jashtëzakonshme për demokratët që ka zgjeruar hartën e tyre elektorale në juglindje të vendit.

Fitorja e zotit Biden rrit epërsinë e tij në Kolegjin Zgjedhor ndaj Presidentit Donald Trump. Biden u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale më 7 nëntor pasi fitoi në Pensilvani, Miçigan dhe Uiskonsin, shtete të ciliat Presidenti Trump i kishte fituar në zgjedhjet e vitit 2016.

Biden tani ka 306 vota elektorale kundrejt 232 votave të Presidentit Trump.

Zoti Trump fitoi Xhorxhian në vitin 2016, duke marrë 5 përqind më shumë vota se demokratja Hillary Clinton.

Në vitin 2020, demokratët u përqendruar shumë në këtë shtet, duke e parë atë si një mundësi për fitore, dy vjet pasi demokratja Stacey Abrams humbi ngushtë garën për guvernatore të shtetit. Të dy vendet e Senatit në Xhorxhia kanë shkuar në balotazh, duke rritur më tej profilin politik të shtetit.

Xhorxhia nuk kishte votuar për një kandidat demokrat për president që nga viti 1992, kur Bill Clinton u bë president i vendit./VOA/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!