Joe Biden dhe Xi Jinping bisedë telefonike, pritet të diskutojnë tensionet rreth Tajvanit

schedule14:00 - 27 Korrik, 2022

schedule 14:00 - 27 Korrik, 2022

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe lideri kinez, Xi Jinping, pritet të zhvillojnë një bisedë telefonike të enjten, sipas burimeve të afërta. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, John Kirby, u ka thënë gazetarëve ditë më parë se menaxhimi i konkurrencës ekonomike mes dy shteteve do të jetë në fokus të bisedës, shkruan Reuters.

Kjo do të jetë biseda e pestë mes dy liderëve dhe vjen në kohën kur Kina ka rritur paralajmërimet për administratën e Biden rreth një vizite të mundshme të udhëheqëses së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në Tajvan.

Gjithçka, nga tensionet për Tajvanin, për luftën në Ukrainë, si dhe për mënyrën si të menaxhojmë konkurrencën mes dy shteteve, natyrisht në fushën e ekonomisë”, ka thënë Kirby kur ka folur për temat që do të diskutohen.

“Kjo telefonatë është planifikuar që një kohë të gjatë dhe tashmë ekziston agjenda për gjërat që do të diskutohen”, ka thënë ai.

Nëse vizita realizohet, Pelosi do të bëhet ligjvënësja me pozitën me të lartë në SHBA që viziton këtë ishull, pas paraardhësit të saj, Neët Gingrich, 25 vite më parë. Kina është zotuar se do të marrë me forcë Tajvanin, nëse e nevojshme, dhe ka dërguar aeroplanë luftarakë afër hapësirës ajrore tajvaneze, si dhe ka zhvilluar stërvitje ushtarake.

Vizita e Pelosit “do të dëmtonte integritetin territorial dhe sovranitetin e Kinës, do të ndikonte në marrëdhëniet Kinë-SHBA dhe do të dërgonte mesazh të keq te forcat e pavarura tajvaneze”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijiang më 19 korrik.

/abcnews.al