Joe Biden ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan të premten, konfirmoi Shtëpia e Bardhë.
“Presidenti Joe Biden foli sot me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, duke sjellë interesin e tij për një marrëdhënie dypalëshe konstruktive me zona të zgjeruara të bashkëpunimit dhe menaxhim efektiv të mosmarrëveshjeve midis tyre. Të dy udhëheqësit ranë dakord të zhvillojnë një takim dypalësh gjatë Samitit të NATO-s në qershor për të diskutuar gamën e plotë të çështjeve bilaterale dhe rajonale”, thuhej në deklaratë.
Ky ishte komunikimi i parë që Biden kishte me presidentin turk, tre muaj pasi ai mori detyrën, nëntorin e kaluar. /abcnews.al