Joaquin e mbyll karrierën si “rekordmen”, spanjolli barazon legjendarin Zubizarreta

schedule19:50 - 5 Qershor, 2023

schedule 19:50 - 5 Qershor, 2023

Anësori “veteran” i Real Betis, Joaquin Sanchez i dha fund karrierës së tij të gjatë mbrëmjen e djeshme, teksa “vari këpucët në gozhdë”, pas një karriere të gjatë e cila zgjati pak më shumë se 2 dekada.

Pavarësisht rezultatit, me Real Betis që barazoi me rezultatin 1 me 1 ndaj Valencia mbrëmjen e djeshme, Joaqiun arriti një tjetër triumf personal, me 41-vjeçarin që arriti të regjistronte paraqitjen e tij të 622-të në La Liga, duke barazuar kështu rekordin e portierit legjendar, Andoni Zubizarreta.

E veçanta e këtij rekordi kaq special është dhe numri i madh i ndeshjeve që Joaquin ka zhvilluar me fanellën e “bardhjeshilëve” të Real Betis, ku nga 622 paraqitjet e regjistruara, 407 janë nën emblemën e Real Betis. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!