Të gjitha rrugët të çojnë në Romë vlen edhe për Interin, që pas dëmtimit të Marcus Thuram duhet të bindë Lazion për t’u shitur Joaqin Correa.
Drejtori sportiv, Igli Tare, mbrëmjen e djeshme e tha hapur se sulmuesi do vetëm Interin dhe jo kalimin në Premier League tek Everton.
Oferta e parë e Interit për Correa është 5 milion euro për huazimin dhe 25 milion euro për ta transferuar verën e ardhshme.
Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, është i qartë në kërkesat e tij dhe pretendon 40 milion euro plus bonuse për transferimin e Correa.
Mes klubeve ka raporte të ftohta, pas asaj që ndodhi këtë verë me trajnerin Simone Inzaghi, i cili la Lazion dhe kaloi tek Interi edhe pse kishte arritur akord për rinovimin. /abcnews.al