Miralem Pjanic është jashtë planeve të Barcelonës. Katalanasit janë të gatshëm ta lënë të lirë mesfushorin dhe të kursejnë pagën.
Nëse kjo ndodh, atëherë lista e klubeve që do e tentonin do të bëhej edhe më e gjatë.
Daily Express në Britaninë e Madhe raporton se Tottenham e ka marrë seriozisht dhe po tenton ta transferojë Pjanic.
Mesfushori njihet mirë nga drejtori sportiv i londinezëve, Fabio Paratici, i cili ka qenë në të shkuarën te Juventusi bashkë me Pjanic.
Thuhet se Tottanham po fiton garën me Manchester United për shërbimet e mesfushorit boshnjak. /abcnews.al