Jo vetëm “punë për gra”, “Piranjat” ju prezantojnë sonte me 70-vjeçarin që end në tezgjah

schedule12:35 - 3 Maj, 2022

schedule 12:35 - 3 Maj, 2022

Endja në tezgjah është konsideruar për shumë kohë si “punë për gra”. Mirëpo, duket se edhe në këtë proces ka përjashtime. Rasti më i veçantë është një 70-vjeçar nga Fieri, i cili punon në mënyrë tradicionale.

Janë pikërisht “Piranjat” tona që do t’ju prezantojnë historinë interesante të të moshuarit, i cili punën në tezgjah nuk e sheh si aspak të çuditshme.

A jeni kurioz të dini më shumë rreth 70-vjeçarit? A doni të riktheni edhe një herë kohën kur tezgjahu ishte në qendër të industrisë së veshjeve? Këto dhe historinë më interesante ndonjëherë, ndiqeni sonte ora 21:01 në ABC dhe T7.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!