Jo vetëm Pioli, COVID-19 prek një tjetër trajner në Serie A

schedule14:54 - 15 Nëntor, 2020

schedule 14:54 - 15 Nëntor, 2020

Stefano Pioli ishte trajneri i radhës i prekur nga COVID-19 në Serie A. Një ditë më parë Milani e raportoi diçka të tillë dhe theksonte në komunikatën e bërë se gjendja e tij është e mirë.

I radhës që e pëson është një ish i kuqezinjve, Marco Giampaoli. Tekniku aktual i Torinos ka bërë tamponin së fundmi dhe ka rezultuar pozitiv.

Italiani është izoluar menjëherë dhe rrezikon të jetë në stol kundër Interit javën e ardhshme. Gjithsesi ai pritet të bëjë një tjetër tampon për të mësuar përfundimisht nëse do të jetë në drejtim të ekipit në takimin e radhës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!