Korrektori është një ndër produktet kozmetike më të kërkuara që mbulon rrathët e zinj të syve. Është lehtësisht i përdorshëm pasi duhen vetëm pak sekonda për ta aplikuar dhe rezultatet janë të menjëhershme dhe befasuese. Por një tutorial bukurie që është bërë viral në TikTok, ka zbuluar një tjetër “talent” të jashtëzakonshëm të korrektori.
Blogerja Megha Singh ndau me ndjekësit trukun me korrektorin për t’i dhënë fytyrës një efekt “lifting”. Ajo shihet teksa aplikon korrektorin në cepin e jashtëm të syrit deri në rrënjën e flokëve, dhe rezultati është mahnitës. Përdoruesit kanë mbetur të mahnitur nga ky “sekret” saqë është bërë viral në rrjet. /abcnews.al
@meghaessFacelift anyone? #facelift #concealerhack #makeuphack #makeuptricks #makeuproutine #itsaremix #gotthisforyou #makeuptutorial #skincareroutine #foryou♬ BDASH Breathe – BDash
@theamandaensingit’s all about placement ☺️ ib @ogabg ✨ #fyp #makeuphacks #makeup #concealerhack #xyzcba♬ Face lift concealer hack – AmandaEnsing