Jo vetëm për fytyrën dhe flokët, njihuni me efektet çudibërëse të vajit të ullirit

schedule17:01 - 11 Shkurt, 2022

schedule 17:01 - 11 Shkurt, 2022

Përveç përfitimeve të përgjithshme shëndetësore, vaji i ullirit përdoret gjerësisht edhe për kujdesin e lëkurës, flokëve dhe thonjve. Vaji i ullirit, i cili është i pasur me vitamina të ndryshme si A, D, K dhe E, luan një rol të rëndësishëm në bukurinë tuaj. Ja pse duhet ta përfshini vajin e ullirit në rutinën tuaj.

Hidraton lëkurën

Vaji i ullirit ka veti hidratuese duke e mbajtur lëkurën të butë dhe të lëmuar. Depërton lehtësisht thellë në lëkurë dhe jep rezultate afatgjata. Është shumë i dobishëm për ata me lëkurë të thatë. Vaji i ullirit gjithashtu mund të ndihmojë në riparimin e qelizave të dëmtuara të lëkurës.

Parandalon plakjen e parakohshme të lëkurës

Me kalimin e moshës, lëkura fillon të shfaqë shenja plakje si rrudhat dhe linjat e holla. Por me vaj ulliri, mund t’i mbani larg këto shenja. Vitamina E, një antioksidant i fuqishëm që gjendet në vajin e ullirit, ndihmon në zhvillimin e qelizave të reja të lëkurës që mbajnë lëkurën të shëndoshë dhe të hidratuar.

I mban flokët të shëndetshëm

Pavarësisht nëse problemi juaj është humbja e flokëve apo dobësimi i tyre, vaji i ullirit mbështet rritjen e shëndetshme të tyre falë strukturës hidratuese. Ai depërton thellë në rrënjë, zbut indin dhe trajton inflamacionin e kokës.

Eliminon rrathët e zinj

Vaji i ullirit përmban polifenole, vitaminë E dhe fitosterole që ndihmojnë në eliminimin e rrathëve të zinj. Vaji i ullirit gjithashtu ushqen lëkurën delikate rreth syve dhe zbut linjat e imëta.

Riparon thembrat e plasaritura

Vaji i ullirit, me vetitë e tij të fuqishme hidratuese, është zgjidhja perfekte për këtë problem. Për rezultate më të mira, përdorni vaj ulliri përpara se të shkoni në shtrat.

Forcon thonjtë e dobët

Vaji i ullirit, me përmbajtjen e vitaminës E, është gjithashtu një “ilaç” i mirë për thonjtë e dobët dhe të brishtë. Vetia e tij hidratuese ndihmon në riparimin e dëmtimeve, zbut thonjtë dhe kutikulat, duke i mbajtur ato të shëndetshme dhe të forta.

Shëron buzët e plasaritura

Vaji i ullirit është shumë efektiv në trajtimin e buzëve të plasaritura dhe të thata me vitaminën E që përmban. Mund të përdoret si balsam për t’i bërë buzët të lëmuara dhe të buta dhe të zhdërvjellta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!