Cristiano Ronaldo e ka treguar edhe më parë se nuk dëshiron të merret me futboll pasi të mbyllë karrierën e tij në fushë. Ai që tani është përqendruar në biznes dhe së fundmi mësohet hapi i tij i radhës.
Me mbërritjen e tij në Mançester, një projekt i ri ka mbërritur dhe do kryhet shpejt. Ronaldo, së bashku me grupin Pestana është gati të ndërtojë një hotel gjigant në qytetin, ku për dy vitet e ardhshme do jetë vendqëndrimi i tij.
Bëhet fjalë për një investim prej 31 milionë eurosh. Hoteli do të ketë mbi 150 dhoma dhe lukse të tjera, bashkë me pamje spektakolare të qytetit të Mançesterit. Godina e re do ndërtohet pas shembjes së një tjetër të vjetre dhe do përfundojë pas dy vitesh. /abcnews.al
View this post on Instagram