Virgil Van Dijk është një nga mbrojtësit më të mirë në planet dhe vitin e kaluar ishte shumë afër fitimit të “Topit të Artë”. Holandezi i Liverpool e mbylli në vend të dytë pas Leo Messit, gjithsesi një arritje e jashtëzakonshme.
“The Reds” janë të fortë në çdo repart, teksa Van Dijk është siguria dhe lideri i prapavijës. Jo vetëm kaq, pasi ai ka edhe një tjetër cilësi. Ai ka vendosur një rekord sa i përket pasimeve të kryera në këtë sezon në Premier League.
Sipas statistikave të kryera, Van Dijk ka arritur shifrën e 2478 pasimeve në total, duke i lënë pas të gjithë me një diferencë të konsiderueshme. I dyti renditet Rodri i Manchester City (1995) dhe podi plotësohet nga Alexander-Arnold (1986).
Në gjashtë më të mirët është edhe një tjetër lojtar i skuadrës së Jurgen Klopp: skocezi Robertson me 1893 pasime, më pas vjen Dunk i Brighton (1881) dhe në vend të gjashtë qëndron Soyuncu i Leicester City me 1862 pasime të kryera. /abcnews.al