David Beckham po bën të pamundurën për të sjellë një emër të madh tek Inter Miami. Klubi garon për herë të parë sivjet në MLS, teksa sezoni i ri në tokën amerikane nis në muajin mars.
Anglezi i njohur tentoi të siguronte shërbimet e Edinson Cavanit në merkaton e verës dhe po tenton të bindë Luka Modric, të cilit i ofron dyfishin e rrogës që përfiton te Real Madrid. Dy objektivat e radhës janë sërish lojtarë me peshë, me eksperiencë dhe që kanë fituar shumë trofe gjatë karrierës së tyre.
Mediet spanjolle raportojnë se Beckham po tenton edhe njërin mes Sergio Ramos dhe Gerard Pique. Mbrojtësit e Real Madrid dhe Barcelonës shihen si përforcimet e duhura për repartin defensiv dhe presidenti i Interit po përgatit ofertat për t’i bindur, të paktën njërin prej tyre. /abcnews.al