Silvio Berlusconi mbetet një nga personazhet më interesantë dhe karizmatik të futbollit. Ish-presidenti legjendar i Milanit, aktualisht në krye të Monzës, po tenton të ngrejë klubin në nivele të larta.
Berlusconi ka vendosur një rregullore specifike në klub dhe të gjithë lojtarët duhet ta zbatojnë. Askush nuk mund të mbajë mjekër apo tatuazhe, teksa është shtuar edhe kushti i radhës, që zbulohet në prononcimin e Berlusconit në Maurizio Costanzo Show.
“Ne duam një Monza me lojtarë të rinj italianë, mundësisht të jenë të diplomuar. Lojtarët tanë duhet të zbresin në fushë të krehur, pa mjekër dhe tatuazhe.
Duhet të krijojnë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin dhe duhet të tregohen të sjellshëm me të gjithë: arbitrat, kundërshtarët dhe tifozët“, përfundon Silvio Berlusconi. /abcnews.al