Jo vetëm Milani, Rashica në radarët e një tjetër “gjiganti”

schedule09:21 - 5 Dhjetor, 2019

schedule 09:21 - 5 Dhjetor, 2019

Në Itali shumë klube po mendojnë të përforcohen dhe përjashtim nuk bën as Napoli. Drejtori sportiv, Cristiani Guintoli, ka shënjestruar tre lojtarë për t’i tentuar në verë. Një prej tyre është edhe Milot Rashica, sulmuesi anësor që po shkëlqen me Werder Bremen në Bundesliga.

Djaloshi nga Vushtrria edhe më parë ka qenë në radarët e napolitanëve, kur ishte pjesë e Vitesse në Holandë. Gjithsesi Napoli duhet të bëjë një ofertë të mirë për shërbimet e Rashicës, pasi së fundmi është raportuar se gjermanët pretendojnë ta sheshin 23-vjeçarin për rreth 50 milionë euro. Në Itali edhe Milani është lakuar si një klub i interesuar për shërbimet e sulmuesit të Kosovës.

TË TJERËT – Sofyan Amrabat është një tjetër lojtar për të cilin Napoli interesohet. Mesfushori qendror është pjesë e Hellas Verona, klub që pritet të ushtrojë të drejtën e blerjes nga belgët e Club Brugge, që zotërojnë kartonin e 23-vjeçarit.

Amrabat e njeh Serie A dhe shikohet si një plus, gjë që vlen edhe për Jeremie Boga. Anësori i majtë, 22 vjeç, po spikat te Sassuolo dhe Napoli po e vëzhgon me kujdes. Deri në verë Guintoli do të mund të vendosë se cilët janë lojtarët e duhur për skuadrën e kaltër. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!