Luka Jovic nuk do të qëndrojë te Real Madrid dhe pas një sezoni shumë zhgënjyes, dhe çmimi i tij në merkato ka rënë ndjeshëm. Serbi ka shënuar vetëm 2 gola në La Liga me fanellën e Los Blancos dhe largimi duket i paevitueshëm.
Për 22 vjeçarin, interesohen prej shumë kohësh Milani dhe Arsenali, që duan një sulmues këtë merkato. Por një tjetër skuadër ka dalë në skenë për firmën e Jovic.
Drejtuesit e Hertha Berlin kanë biseduar me agjentin e lojtarit, duke i siguruar një vend titullari dhe me Jovic që shkëlqeu në Bundesliga me Eintracht Frankfurt, e shikon këtë opsion si një mundësi të dytë për të shpëtuar karrierën e tij./abcnews.al