Moment shumë i vështirë për Spezian. Pasi iu bllokua merkato për dy vite për shkak të parregullsive në transferimin e lojtarëve minoren, skuadra e Serie A është goditur keq edhe nga pandemia.
Plot 7 pjesëtarë të bardhezinjve, pjesë e të cilëve është edhe Ardian Ismajli, kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Gjashtë prej të infektuarve janë futbollistë, ndërsa njëri anëtar i stafit teknik.
? Comunicato Ufficiale: #COVID19
➡️https://t.co/D7f1PzFMI5 pic.twitter.com/gnolmrbFvw
— Spezia Calcio (@acspezia) July 17, 2021
Emrat nuk zbulohen, teksa e gjithë skuadra është futur në karantinë. Situatë e komplikuar dhe dhimbje koke për trajnerin Thiago Motta, i cili mori drejtimin e Spezias më 8 korrik. /abcnews.al