Jo vetëm Kurti, i gjithë stafi i kryeministrit në vetizolim

schedule13:44 - 11 Maj, 2020

schedule 13:44 - 11 Maj, 2020

Jo vetëm kryeministri në Detyrë i Kosovës Albin Kurti është në izolim, por i gjithë stafi i tij dhe i ministrisë së Integrimeve Evropiane.

Zëdhënësi për media në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, Perparim Kryeziu është shprehur se ministri Blerim Reka dhe i gjithë stafi janë në vetizolim për shkak se një zyrtar i kësaj ministrie dyshohet se mundet të jetë i prekur me Covid-19.

Ai më tej shtoi se janë në pritje të rezultatit të testit së këtij zyrtari.

“Stafi i ngushtë i kryeministrit është në vetizolim mbi ba zën e dyshimit se njëri nga zyrtarët e Ministrisë së Integrimeve Evropiane ka pasur kontakt të ngushtë me  një nga personat që ka dalë pozitiv. Me të njëjtin zyrtar kemi pas edhe ne kontakt në zyre dhe jemi në pritje të rezultateve”, është shprehur Kryeziu.

LEXO EDHE: Albin Kurti nuk del në punë, i merren mostrat për COVID pas kontaktit me një të infektuar

Ndërkohë më parë kryeministri në Detyrë Kurti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë me dije se është në izolim pasi një zyrtar në qeverinë  etij ka pas kontakt me një person të konfirmuar me koronavirus. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!