Jo vetëm kritika, Ancelotti: Falënderojmë VAR-in, na hoqi një penallti kundër

schedule11:40 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 11:40 - 17 Dhjetor, 2020

Everton shënoi nga një gol për pjesë dhe fitoi 0-2 në fushën e Leicester City. Triumfi i dytë radhazi për djemtë e Carlo Ancelottit pas atij ndaj Chelsea në fundjavë. Moment pozitiv për ekipin nga Liverpuli, që renditet në vend të pestë në Premier League.

Miqtë ndodheshin në avantazh të dyfishtë, teksa arbitri kryesor akordoi një penallti për Leicester City në minutën e 83-të. Ndërhyrja e Andre Gomes u cilësua e parregullt, por pasi u panë pamjet në teknologjinë VAR u ndryshua vendimi, rreth të cilit flet trajneri italian.

Falënderojmë VAR-in për faktin që i hoqi një penallti kundërshtarëve tanë. Nuk ishte penallti, por ishte një vendim i vështirë për t’u marrë. Nga fusha dukej si një penallti, por në fund rezultoi se Andre kishte prekur topin“, deklaron Carlo Ancelotti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!