Jo vetëm kokainë, shërbimet sekrete gjetën edhe marijuanë në vitin 2022

schedule14:35 - 14 Korrik, 2023

schedule 14:35 - 14 Korrik, 2023

Disa muaj përpara se kokaina të gjendej në Shtëpinë e Bardhë, Shërbimi Sekret  kishte gjetur dy herë marijuanë, konfirmoi një zëdhënës për New York Post.

Sipas raporteve, Shërbimi Sekret Amerikan kishte gjetur sasi të vogla marijuanë në vitin 2022.

“Sipas Departamentit të Shërbimit Sekret, sasi të vogla marijuanë u gjetën në dy raste në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2022, qershor dhe shtator  në një pikë kontrolli.

Javën e kaluar, kokaina u gjet në Shtëpinë e Bardhë, duke nxitur evakuimin e rezidencës presidenciale. Ndërkohë, Shërbimi Sekret pranon se, pavarësisht një hetimi të plotë, ata nuk kanë arritur në një përfundim se si u gjet kokainë në Shtëpinë e Bardhë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!