Paraqitjet pozitive me Milanin ndikuan që Alexis Saelemaekers të merrte një ftesë nga kombëtarja e Belgjikës për ndeshjet e muajit nëntor.
Gjithsesi, 21-vjeçari ka qenë i pafat dhe është dëmtuar, duke humbur takimet e kombëtares së tij. Saelemaekers është larguar nga grumbullimi dhe është rikthyer në Milanello.
Lojtari i ekipit të Stefano Piolit do t’i nënshtrohet kontrolleve të specializuara mjekësorë ditën e nesërme, për të mësuar kohën që do i duhet të qëndrojë jashtë. /abcnews.al