Jo vetëm Kane e Osimhen, “djajtë e kuq” piketojnë “bomberin” portugez

schedule09:36 - 10 Maj, 2023

schedule 09:36 - 10 Maj, 2023

Prej kohësh tashmë “djajtë e kuq”, të Manchester United janë në kërkim të një “numri 9” në majën e sulmit, që mund t’i rivendosë “të kuqtë” e Erik ten Hag, në majat e futbollit botëror, ashtu siç kanë qenë në kohën kur drejtohesh nga trajneri legjendar, Sir Alex Ferguson.

Objektivat janë të shumta në listën e “djajve”, por përveç Osimhen e Harry Kane, tashmë në mediat britanike, por edhe ato evropiane po flitet për një kalim të mundshëm të “bomberit” portugez, Goncalo Ramos në “Old Trafford”.

Me 25 gola e 5 asiste në 44 ndeshjet e deri më tanishme në të gjitha kompeticionet për “shqiponjat” e Benfica, Ramos duket të jetë një “protagonistët” absolut të “luzitanëve”, të cilët janë shumë pranë shpalljes kampion në Portugali, si dhe arritën në çerek-finalet e Champions League, ku u eleminuan nga “zikaltërit” e Inter.

Deri më tani nuk ka raportime në media në lidhje me faktin, nëse “djajtë” kanë bërë një ofertë zyrtare drejt klubit apo jo, por Presidenti Rui Costa duket se i ka “synimet” e qarta dhe nuk kërkon më pak se 70 milionë euro për “bomberin”, 21-vjeçar, shifër kjo që mund të shkojë deri në 100 milionë nesë klube të tjera futen në “garë”. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!