Jo vetëm kampionatin U19, Bylis siguron ndaj Partizanit edhe Kupën e Shqipërisë

schedule18:36 - 1 Qershor, 2024

schedule 18:36 - 1 Qershor, 2024

Është luajtur sot në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ndeshja finale e Kupës së Shqipërisë për moshat U-19 mes Partizanit dhe Bylisit.

Pasi siguruan për herë të parë edhe pjesëmarrjen në “UEFA Youth League”, ballshiotët triumfuan në finalen e Kupës së Shqipërisë me rezultatin 3-1.

Bylis U-19 e menaxhoi shumë mirë ndeshjen dhe e gjeti dy herë rrugën e rrjetës që në pjesën e parë me Alimerkajn, i cili ishte protagonisti kryesor i finales.

Në fraksionin e dytë ballshiotët shënuan edhe golin e tretë me Akibu në minutën e 65-të. Ndërsa Partizani realizoi vetëm një gol në të 84-ën me Denis Sulon.

Në fund ndeshja finale u mbyll 3-1 për Bylis U-19 duke e mbyllur sezonin me fitimin e dy trofeve të rëndësishëm për moshat U-19.

Në përfundim të ndeshjes u zhvillua ceremonia tradicionale me Drejtorin Teknik të FSHF-së, Fulvio Pea, që i dorëzoi medaljet dhe trofeun lojtarëve të skuadrës Bylis U-19. /FSHF

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!