Jo vetëm Juventus pas Mitaj, “gjigantët” e Evropës kërkojnë “yllin” e prapavijës

schedule13:23 - 12 Korrik, 2024

schedule 13:23 - 12 Korrik, 2024

Gjithçka mbetet e hapur.

Mario Mitaj është kthyer te rusët e Lokomotiv Moscoë, pas pak ditëve pushim në përfundim të Evropianit, ndërsa e ardhmja e tij është në ajër.

Për mbrojtësin e kombëtares shqiptare ka interesime padyshim, në Premier Ligën ruse dhe në liga të tjera në Evropë, ndërsa mediat pranë klubit moskovit informojnë se atë e kërkojnë edhe në Turqi.

Fjala është për klubin e Superligës turke, Bessiktas, ku sipas raportimeve më të fundit të mediave “Shqiponjat e Zeza” të Stambollit kanë nisur bisedimet për kartonin e 20-vjeçarit, teksa ende ëshë shumë e vështirë të përcaktohet shuma që do të paguhet për kartonin e Mitajt, gjithmonë nëse do të ketë akord.

Talenti i prapvijës, prej disa kohësh është standard në formacionin e kombëtares shqiptare, duke luajtur si titullar të treja ndeshjet në Euro 2024 dhe tashmë duket se kërkon të shkëlqejë edhe më shumë në arenën evropiane.

Te Besiktas luan edhe “ylli” tjetër i “Legjionarëve”, Ernest Muçi, pra dy futbollistët mund të bëhen bashkë, e në ekip do të kenë edhe sulmuesin e Kosovës, Milot Rashica, megjithatë ende nuk mund të flitet për diçka konkrete pasi për Mitajn kanë shfaqur interesim edhe “Bardhezinjtë” e Juventus. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!