“Jo vetëm Juve, por edhe klubet e tjera veprojnë në të njëjtën mënyrë”

schedule15:05 - 2 Dhjetor, 2022

schedule 15:05 - 2 Dhjetor, 2022

Zdenek Zeman u intervistua në mikrofonat e Tuttosport. Ndër idetë ai u përqendrua në situatën financiare në lidhje me Juventusin.

“Nuk mendoj se vetëm Juve ka probleme në futboll, apo janë të vetmit që veprojnë në një mënyrë të caktuar. Thjesht prokuroria e Torinos është më e zgjuara. Ne kemi nevojë për prokurorë të tjerë që veprojnë në një mënyrë të caktuar. Fatkeqësisht është shenjë e një krize në futboll, jo vetëm në Itali. E përsëris konceptin se futbolli si sport mbaroi dhe futbolli si biznes filloi dhe në biznes ka gjithmonë surpriza. Nëse nuk bëhet me kujdes, mund të përfundojë keq”.

Klubi i Juventusit tashmë prej disa ditësh është në qendër të polemikave. Janë disa përgjime të shqyrtuara nga prokurori para se të arrihet në një vendim përfundimtar. Hetimet që po zhvillohen në bazë të nenit 3 1 të kodit të drejtësisë sportive për shkelje në çështje menaxheriale dhe ekonomike.

Pyetja që po bëjnë shumë është: cilat janë sanksionet e mundshme ? Nëse shkelet neni 31, klubi mund të përballet me gjobë, skualifikim të drejtorëve ose pikë dënimi.

Megjithatë, nëse do të konfirmohej falsifikimi i dokumenteve të zbatuara për t’u regjistruar në kampionat, dënimi do të rrezikonte të ishte shumë më i rëndë: më e keqja do të ishte përjashtimi nga kampionati i Serisë A. /G.D abcnews.al/