Jo vetëm infektime: Lajm i mirë për legjendën e Spanjës, testi e konfirmon negativ

schedule21:23 - 29 Korrik, 2020

schedule 21:23 - 29 Korrik, 2020

Xavi është një legjendë e futbollit spanjoll. Ish-mesfushori i njohur, fitoi gjithçka me Barcelonën, teksa ia doli të pushtonte Evropën dhe Botën me kombëtaren iberike.

40-vjeçari, aktualisht trajneri i Al-Sadd në Katar, u prek nga koronavirusi katër ditë më parë. Rezultati i testit të kryer doli pozitiv dhe Xavi nisi karantinën. Gjatë ditë së sotme ka kryer testin e radhës dhe përgjigja e ka çliruar përfundimisht.

 

Xavi

Trajneri iberik, i cili ishte një nga të parët futbollistë që vendosi të ndihmojë autoritetet shëndetësore në luftën kundër COVID-19, duke dhuruar së bashku me partneren e tij, Nuri Cunillera, 1 milion euro për Hospital Clinic në Barcelonë, ka qëlluar negativ, duke fituar një tjetër betejë në jetën e tij. /abcnews.al