Drejtuesit e Milanit janë përqendruar te rinovimi me disa prej lojtarëve kryesorë të skuadrës. Objektivi është gjetja e akordit me Gigio Donnarummën dhe Zlatan Ibrahimovic, lojtarë që kanë agjent Mino Raiolën.
Portierit të talentuar i përfundon kontrata me kuqezinjtë në fund të sezonit të ardhshëm, ndërsa bomberi suedez del i lirë në fund të këtij sezoni. Dyshja Maldini-Massara po negociojnë me Raiolën për të zgjatur bashkëpunimet.

Por jo vetëm këta dy lojtarë. Në fokus është edhe Hakan Calhanoglu. Turku ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm dhe Milani po planifikon t’i dhurojë rinovimin. Mesfushori ka zhvilluar një sezon pozitiv, teksa numëron 10 gola të shënuar dhe 8 asiste.
Sky Sport raporton se drejtuesit e “Djallit” janë të kënaqur me rendimentin e 26-vjeçarit, për të cilin po përgatisin një ofertë të re, aty ku do të përfshihet edhe një klauzolë shitje, shumë që do të përcaktohet pas bisedimeve me agjentët e lojtarit. /abcnews.al

