Milani mbetet në garë për fitimin e titullit kampion, por objektivi real i kuqezinjve të Piolit mbetet kualifikimi në Champions League për sezonin e ardhshëm, kompeticion ku kanë vite që nuk marrin pjesë.
Renditja në një nga katër vendet e para në Serie A do të sjellë rinovimin e Zlatan Ibrahimovic, por jo vetëm. Mediat italiane raportojnë se drejtuesit e “Djallit” pritet të zgjasin bashkëpunimin edhe me Mario Mandzukic.
Sulmuesi kroat u afrua gjatë merkatos së janarit. Deri tani nuk ia ka dalë të shfaqë potencialin e tij, edhe për shkak të një dëmtimi që e mban jashtë fushave prej datës 19 shkurt.
Gjithsesi, Milani beson shumë tek eksperienca e nënkampionit të botës dhe atij do i afrohet rinovimi deri në verën e vitit 2022, gjithmonë nëse ekipi i Piolit siguron kualifikimin në kompeticionin më të rëndësishëm për klube. /abcnews.al