Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Jo vetëm Hummels për Dortmundin, edhe Bayern konfirmon mungesën e madhe

schedule15:59 - 25 Maj, 2020

schedule 15:59 - 25 Maj, 2020

Të martën, do të luhet supersfida mes Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund, që fare mirë mund të vendosë dhe fatet e titullit kampion të Bundesligës. Nesër, në 18:30, në Signal Iduna Park zbresin dy ekipet më të mira në Gjermani, për të përplasur brirët me njëra-tjetrën.

Bayern ka aktualisht katër pikë më shumë se Dortmund, por në rast fitore të verdhezinjve, titulli kampion do të ishte mëse i hapur. Gjithsesi, Lucien Favre nuk do të ketë të gatshëm liderin e mbrojtjes, Matts Hummels, me këtë të fundit që u dëmtua në fundjavë.

Lajme negative nuk ka vetëm te Dortmund, pasi dhe trajneri i Bayern, Hansi Flick, ka konfirmuar një mungesë të madhe. Thiago Alcantara nuk do të jetë i gatshëm për klasiken e Gjermanisë dhe do të lërë hapësirë të madhe në mesfushë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!