Ditët e errëta kanë marrë fund tek Italia dhe ekipi i Roberto Mancinit ka shpallur objektivin e fitimit të Europianit 2020. Federata Italiane e Futbollit konfirmoi disa ditë më parë miqësoren e parë. Italia do të përballet me Gjermaninë me 31 mars në stadiumin e Nurembergut.
Por jo vetëm “klasikja” kundër ekipit të Low. FIGC ka gjetur akordin dhe konfirmon edhe dy miqësore të tjera. Djemtë e Mancinit do të luajnë kundër Anglisë dhe Çekisë, dy kundërshtarët e Kosovës në fazën eliminatore të Euro 2020.
Me kombëtaren ishullore do të luhet me datë 27 mars dhe ndeshja do të zhvillohet në Londër (21:00), pra katër ditë përpara duelit kundër Gjermanisë. Kundër Çekisë do të luhet më vonë. Miqësorja do të zhvillohet në Itali (stadiumi nuk është përcaktuar ende) me datë 4 qershor (20:45). /abcnews.al

