Jo vetëm futbollistët, trajneri i kombëtares ballkanike pozitiv me Covid-19

schedule16:23 - 27 Mars, 2021

schedule 16:23 - 27 Mars, 2021

Bosnja i nisi ndeshjet eliminatore të Katar 2022 me një barazim 2-2 kundër Finlandës në transfertë. Kombëtarja ballkanike ka programuar një miqësore me Kosta Rikën ditën e sotme.

Sfida do të fillojë prej orës 18:00, por situata në ekip nuk është e qetë. Trajneri i Bosnjes, Ivaylo Petev ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në testin e kryer.

Lajmi raportohet nga Federata e Futbollit të Bosnjes, që qartëson se bashkëpunëtorët e Petev dhe të gjithë futbollistët kanë dalë negativë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!