Jo vetëm flamuri gjigant, “Tifozat Kuq e Zi” festojnë 20-vjetorin në përballjen ndaj Ishujve Faroe

schedule21:20 - 20 Nëntor, 2023

schedule 21:20 - 20 Nëntor, 2023

Prej disa minutash tashmë, Kombëtarja jonë po përballet në mitikun “Air Albania”, me Ishujt Faroe, në përballjen e fundit të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, përballje, e cila luhet thjeshtë për formalitet dhe për të festuar kualifikimin për herë të dytë, në fazën finale të këtij kompeticioni.

Koreografia “kuqezi” ndezi pragndeshjen, një dekor i përgatitur nga vetë FSHF, mirë po edhe grupimet e tifozëve të pranishëm në tribuna kishin menduar për koreografinë e tyre, ku spikati edhe një baner i madhe i Tifozave Kuq e Zi, ku padyshim dallon sllogani: “O sa mirë me qenë shqiptar”.

Ata kanë shpalosur një banderolë për 20-vjetorin e themelit të grupit, që më mbështetjen e tyre ndodhen pranë Kombëtares në çdo ndeshje, si brenda dhe jashtë Shqipërisë. /i.m /abnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!