Presidenti i Interit, Steven Zhang, ka folur me superlativa për ekipin e tij në vendin e tij. Biznesmeni kinez në një intervistë të dhënë për ‘China International Import Expo’, flet se çfarë do të thotë të jesh interist dhe synimet që klubi ka.
“Ne kemi ndërtuar një ekip me vlera të mëdha.”- shpjegon 27-vjeçari. “Inter nuk është vetëm një ekip futbolli, është një ‘brand’, një filozofi. Kemi të njëjtat objektiva, shikojmë vetëm përpara.”- deklaron Zhang. ‘Suning Group’ e bleu Interin në 2016, ndërkohë Steven mori postin e presidentit vitin e kaluar.
“Interi ishte klubi i parë europian i cili erdhi në Kinë, në vitin 1975. Kjo është si një histori romantike. Tashmë ‘Suning’ i është bashkuar Interit për ta vazhduar më tej këtë histori.”- mbyll presidenti. Zikaltrit e kanë nisur shumë mirë këtë sezon duke u renditur në vendin e dytë pas 12 ndeshjeve të para, ku kanë arritur 10 fitore. /abcnews.al