Pa sheqer, disa ushqime nuk kanë shije. Fatkeqësisht, sheqeri nuk është aq i mirë për trupin dhe shëndetin tuaj, aq sa shijon për gjuhën. Më poshtë do ju tregojmë sëmundjet që shkakton konsumi i tepërt i sheqerit, përveçse diabetit
- Varësia
Le ta pranojmë, kur bëhet fjalë për varësinë, po mendoni për drogra të rrezikshme, apo jo? Por çka nëse do ta dinit që sheqeri krijon po kaq shumë varësi, në mos më shumë, sesa disa nga droga. Sa më shumë të hani, aq më shumë do e dëshironi.
- Obeziteti
Konsumi i shqerit kontribuon në funksione jo të shëndetshme në trupin tuaj, të cilat shumë shpesh çojnë në mbipeshë
- Mungesa e kromit
Trupi juaj ka nevojë për krom në mënyrë që të qarkullojë sheqernat në gjak pasi ato synojnë të shpërndahen. Kur konsumoni shumë sheqer, ky i fundit konsumon kromin, duke bërë që trupi juaj të ketë një mangësi dhe të mos jetë në gjendje të rregullojë qarkullimin e duhur të sheqernave në gjak.
- Plakja e hershme
Nëse jeni duke u përpjekur të shmangni zhvillimin e rrudhave dhe njollave në lëkurën tuaj, atëherë një nga gjërat e para që duhet të bëni është të hiqni sheqerin nga dieta juaj. Shumë sheqer mund të çojë në shenja të hershme të plakjes.
- Dhjamosje të mëlçisë
Fruktoza është një element sheqeri që mund të tretet vetëm nga mëlçia juaj. Kur hani shumë sheqer, mëlçia juaj nuk është në gjendje të vazhdojë me sasinë e tretjes së nevojshme për fruktozën, dhe ju mund të zhvilloni sëmundje të mëlçisë yndyrore./e.b-abcnews.al