Interi është i bindur të rinovojë kontratat me disa nga lojtarët e rëndësishëm të skuadrës. Negociatat me Brozovic janë në rrugën e duhur për të vazhduar bashkëpunimin mes tyre.
Drejtuesit zikaltër gjithashtu dëshirojnë të vazhdojnë rinovimet edhe me dy lojtarë të tjerë të skuadrës. Handanovic dhe Perisic janë dy synimet e Interit për të vazhduar të mbajnë veshur fanellat zikaltër.
Sipas “Sportmediaset”, blerja e Gosens , siç u tha disa herë, nuk ishte rezultat i një “strategjie zëvendësuese”, përkundrazi, në planet e Interit ka qenë gjithmonë synimi për të pasur në skuadër dy lojtarë të rëndësishëm, duke llogaritur gjithashtu se Perisic mund të luajë si sulmues i dytë nëse është e nevojshme. Ditët e fundit, bisedimet me agjentin e lojtarit duket se kanë qenë absolutisht pozitive, që do të thotë se dëshira e palëve për të vazhduar është e dyanshëm. Rinovim 2-vjeçarë plus për një vit të tretë në 3.5 milionë plus bonuse në sezon. /f.a/abcnews.al