Jo vetëm Boateng, një tjetër ish-kampion bote pranë kalimit te Salernitana

schedule15:25 - 7 Shkurt, 2024

schedule 15:25 - 7 Shkurt, 2024

Dikur ishte në majat e futbollit botëror, ku në vitin 2014 ishte dhe pjesë e Kombëtares së Gjermanisë, në kohën ku u shpallë kampionë të botës, në Botërorin e Brazilit, mirëpo pas “aventurash” të shumta, ku më kulminantja ishte ajo te “Topçintë” e Arsenal, duket se karriera e tij po shkon drejt fundit, por ende nuk ka përfunduar totalisht.

Bëhet fjalë për mbrojtësin gjerman, me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi, i cili është shumë pranë kalimit te skuadra e Salernitana, me bordin e këtyre të fundit, që vetëm pak ditë më parë zytarizuan ish-shokun e tij të Kombëtares, Jerome Boateng e tashmë duket se do të zyrtarizojnë edhe Mustafin, me këtë të fundit, i cili që prej verës është pa një ekip.

Sa i përket kontratës personale, 31-vjeçarin e pret një kontratë deri në fund të sezonit, me opsionin e rinovimit për një vit, nëse performon mirë dhe skaudra siguron mbijetesën. Ndërkaq, kujtojmë se për Mustafin, Serie A nuk është një kampionat i panjohur, teksa më herë ka zhvilluar plot 2 sezone, te skuadra e Sampdoria para se të zyrtarizohej te Valencia e më tej, tek Arsenal. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!