Jo vetëm Arjen Robben, një tjetër holandez i madh pranë rikthimit në fushë

schedule19:17 - 3 Korrik, 2020

schedule 19:17 - 3 Korrik, 2020

Çdo futbollist e ka të vështirë për t’u tërhequr nga futbolli. Një vendim i dhimbshëm për të gjithë, por mosha kalon dhe nuk fal askënd. Wesley Sneijder vari këpucët në gozhdë 12 gushtin e vitit të kaluar.

Fantazisti holandez fitoi 20 trofe me ekipet e Ajax, Real Madrid, Inter, Galatasaray dhe Al-Gharrafa, teksa ishte një hap larg fitimit të Botërorit me Holandën në vitin 2010. Kohët e fundit ka marrë një ofertë dhe po mendon rikthimin e bujshëm në fushat e blerta.

AS zbulon se Utrecht, skuadra holandeze ku Sneijder hodhi hapat e para si futbollist, i ka ofruar një kontratë për sezonin e ardhshëm. “Kemi biseduar me Wesley rreth mundësisë për t’iu rikthyer futbollit.

I kemi bërë një ofertë, tani presim përgjigjen e tij. Ka kohë për të vlerësuar propozimin tonë dhe jemi të bindur që një Sneijder në formë mund të bëjë sërish diferencën“, komenton një nga drejtuesit e klubit.

36-vjeçari po tundohet dhe, njësoj si miku i tij Arjen Robben, mund të vendosë të provojë sërish emocionet e aktivizimit si futbollist profesionist.

Po mendohem“, është shprehur shkurt ish-fantazisti dhe tifozët e Utrecht shpresojnë që autori i 134 ndeshjeve me kombëtaren “tulipane” të pranojë ofertën e klubit të tyre të zemrës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!