Jo vetëm Ajeti, Celtic në kërkim të një tjetër shqiptari

schedule12:16 - 5 Shkurt, 2021

schedule 12:16 - 5 Shkurt, 2021

Toni Domgjoni është duke kaluar sezon shumë të mirë në këtë sezon në elitën e futbollit zviceran. 22-vjeçari është pjesë e Zurich dhe këtë sezon po bën paraqitje shumë të mira, duke nxitur interes nga klube më të mëdha jashtë Zvicrës.

Nga Skocia mësojnë se Celtic e ka në listën e dëshirave talentin dardan dhe do provojë ta transferojë në merkaton e verës. Mesfushori i qendrës është shumë i mirëpritur në klubin e njohur, pas suksesit edhe me transferimin e Albian Ajetit, që është tashmë sulmuesi kryesor i skuadrës.

 

Këtë sezon me Zurich Domgjoni ka luajtur 18 ndeshje në kampionat dhe ka shënuar 3 gola e ka dhuruar 2 asiste. Domgjoni e ka nisur karrierën në Kroaci, teksa përfaqëson kombëtaren U21 të Zvicrës. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!