Afrimet e shumta në radhët e “kuqezinjve” të Milan, sidomos ato në repartin ofensiv ka lënë shumë pak hapësira për lojtarët, që tashmë ishin klub, duke i “detyruar” këta të fundit të kërkojnë “aventura” të reja.
Ndër këta lojtarë është dhe “fantazisti” belg Alexis Saelemaekers, i cili këtë të martë ka nënshkruar kontratën me ekipin e tij më të ri, Bologna, me këta të fundit që kanë siguruar shërbimet e 24-vjeçarit pa shumë “lodhje” në negociata.
“Fantazisti” i krahut të djathtë të fushës ka kaluar te Bologna në formën e huazimit me të drejtë blerje për shifrën e 9 milionë eurove, teksa mbetet për t’u parë deri në fund të këtij edicioni nëse 24-vjeçari do të arrijë të bind “kuqeblutë” apo jo. /i.m /abcnews.al