Jo, nuk është pamja e jashtme! Këto janë cilësitë që një grua vlerëson tek një burrë

schedule21:46 - 23 Dhjetor, 2022

schedule 21:46 - 23 Dhjetor, 2022

Pamja e jashtme është një “bonus” për çdo njeri. Ajo jep besim dhe hap dyert. Megjithatë, a mendoni se mjafton të jesh e bukur nëse dëshiron të joshësh një femër? Përgjigja është negative.

Sepse ka edhe pesë karakteristika të tjera që, nëse i zotëroni, çdo grua do t’ju hedhë sytë.

Humor

Mund të tingëllojë si klishe, por është shumë e vërtetë. Ndjenja e mirë e humorit tregon inteligjencë dhe femrat e dinë se do të kalojnë më mirë me një mashkull që ka sens humori.

Vetëbesim

Bën mrekulli. Të qenit i sigurt është një shenjë e maskulinitetit dhe dominimit. Çdo grua dëshiron një burrë që beson në vetvete.

Pamja e jashtme

Jo, nuk nënkuptojmë të jesh kukull, por është e rëndësishme të kujdesesh për pamjen tënde. Të lahesh çdo ditë, të veshësh rroba të bukura, tregon se e respekton veten. Sepse nëse nuk e respektoni veten, si prisni që të tjerët t’ju respektojnë.

Mos u bëni i mërzitshëm

Të mos jesh i zakonshëm dhe i mërzitshëm, por të ndjekësh përvoja të reja dhe të jesh aventurier jep pikë. Gratë janë krijesa aventureske që nuk mund të mërziten.

Mirësjellja

Po, duhet të jesh i sjellshëm. Jo vetëm me të dashurën, por edhe me ata që ju rrethojnë. Është një shenjë e sjelljeve të duhura dhe çdo grua do ta vlerësojë atë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!