Jo më ndërtesa mbi 500 metra, Kina tregon “epokën e re” të arkitekturës

schedule12:42 - 7 Qershor, 2020

schedule 12:42 - 7 Qershor, 2020

Strategjia e re që ka ndërmarrë Kina, nuk do të lejojë më projekte të kopjuara dhe as ndërtesa mbi 500 metra. Duke e cilësuar si një “epokë të re”, autoritetet vendase kanë propozuar masa të reja spastrimi, për të siguruar që ndërtesat të “mëshirojnë frymën” e rrethinës së tyre dhe të nxjerrin në pah karakteristikat kineze, shkruan “CNN”.

Me kufizimet e lartësisë që po zbatohen tashmë në vende si Pekini, dhe një direktivë qeveritare e vitit 2016 që kërkon fundin e ndërtesave “të tepërta, ksenocentrike, të çuditshme”, udhëzimet duket se zyrtarizojnë ndryshimet që tashmë ishin në zhvillim e sipër.

Horizonti i Chongqing, në jug-perëndim të Kinës.

Dokumenti qeveritar gjithashtu propozon një sistem krediti dhe një listë të zezë për arkitektët, për të inkurajuar respektimin e ligjeve dhe rregulloreve të planifikimit. Kjo vjen si një paralajmërim kundër shembjes së ndërtesave dhe arkitekturës tradicionale apo edhe pemëve të vjetra për të bërë rrugë për zhvillime të reja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!