Jo më gënjeshtra! Ky është objekti i kuzhinës që do t’ju ndihmojë t’i jepni fund rrëmujës

schedule14:01 - 2 Qershor, 2022

schedule 14:01 - 2 Qershor, 2022

Nuk ka dyshim se raftet e enëve janë shumë të dobishme, ju shpëtojnë nga njollat ​​e panevojshme të ujit dhe sigurisht ndihmojnë në tharjen e enëve pa pasur nevojë t’i thani me peshqir.

A keni menduar t’i përdorni ato ndryshe? Një raft pjatash mund të bëjë shumë më tepër sesa thjesht të akomodojë enët tuaja të lara! Lexoni më poshtë për të zbuluar 4 përdorime që nuk i kishit menduar!

Vendosini në rregull pjatat e fëmijëve

Enët dhe takëmet e përdorura nga fëmijët janë të vështira për t’u ruajtur. Të gjitha format dhe dizajnet “qesharake” janë sigurisht ideale për të ndezur interesin e fëmijës tuaj, por jo për t’i ruajtur në dollap. Zgjidhja; Një mbajtëse pjate! Aty mund të mbani të gjitha shishet, gotat dhe enët në një vend. Dëshironi që ata të mos shfaqen? Vendosini ato së bashku me raftin e enëve në dollap.

Përdoreni atë si një shportë

Nëse e mendoni nga një kënd tjetër, mbajtësi i pjatës është në thelb një shportë. Kjo do të thotë që ju mund ta përdorni për të ruajtur shumë lloje gjërash: nga ushqimet dhe kanaçet deri te librat për fëmijë! Vendoseni në një cep të kuzhinës dhe mbajeni hapësirën tuaj përgjithmonë në rregull.

Renditni kapakët

Kapakët e enëve plastike mund të jenë një bezdi e vërtetë nëse nuk e gjejnë vendin e tyre. Madhësitë e tyre të ndryshme mund të sjellin rrëmujë në dollapët tuaj. Pra, pse të mos i vendosni në një raft enësh dhe t’i ruani në dollap me të?

Përdoreni atë në pjatalarëse

Sigurisht që lavastovilja ka raftet e veta të integruara të enëve. Megjithatë, enët plastike priren të rrëshqasin nga vendi gjatë larjes. Për të mos u përballur me një kon që është përmbysur dhe plot me ujë të ndotur, bëni sa më poshtë: vendosni një pjatë të vjetër sipër konit tuaj për ta mbajtur atë në vend dhe problemi juaj do të zgjidhet!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!