Bayern Munchen shpenzoi 42.5 milion euro për kartonin e Dayot Upamecano. Mbrojtësi francez erdhi nga Leipzigu për të zëvendësuar Jerome Boateng, i cili i ka dhënë fund aventurës bavareze.
Ekipi i Julian Nagelsmann e mbylli në barazim 1-1 takimin e parë në Bundesliga në fushën e M’Gladbach. Upamecano ka marrë kritika të shumta në debutim, por trajneri i ka dalë në mbrojtje 22-vjeçarit.
“Nuk mendoja se do të konsiderohej lojtari më i keq në fushë, ishte një vlerësim i ashpër. Dayot është një lojtar i ri, dhe ishte padyshim pak nervoz përpara ndeshjes së parë me ekipin e ri.
Kjo është mese normale, atij thjesht i duhet të gjejë ritmin e duhur dhe të përshtatet me skuadrën tonë“, deklaroi Nagelsmann, i cili e njeh mirë pasi ka punuar me qendërmbrojtësin francez te Leipzig. /abcnews.al