“Jo 9 Maji”, Zelensky shpall 8 majin Ditën e Fitores kundër nazistëve

schedule15:37 - 8 Maj, 2023

schedule 15:37 - 8 Maj, 2023

Më 9 maj, Rusia feston fitoren kundër nazistëve në Luftën e Dytë Botërore. Presidenti Volodymyr Zelensky ndryshoi datën e festimeve dhe propozoi të shpallet 8 maji në Ukrainë si Dita e Kujtimit dhe Fitores kundër nazizmit në Luftën e Dytë Botërore 1939-1945 dhe 9 maji për të festuar jo Ditën e Fitores, por Ditën e Europës.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen do të mbërrije ditën e nesërme në Kiev për të festuar pikërisht Ditën e Europës.

Të gjitha vendet e Europës Perëndimore festojnë Ditën e Fitores më 8 maj.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!