Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden i ka kërkuar Putinit që “t’i japë fund kësaj lufte të pakuptimtë dhe brutale.”
Zonja Biden shkroi për gratë me të cilat foli gjatë udhëtimit të saj në Evropë.
“Një nënë e re që takova në Uzhhorod, Ukrainë, më tha se nëse ajo dhe familja e saj dilnin në kërkim të ushqimit, ushtarët rusë do të qëllonin në radhët e njerëzve që prisnin për një copë bukë,” shkroi Biden.
Ajo u takua gjithashtu me gruan e Presidentit Zelensky, Olena Zelenska duke thënë: Ajo nuk më kërkoi ushqim, veshje apo armë. Ajo më kërkoi të merrte kujdes për shëndetin mendor për të gjithë ata që vuajnë nga pasojat e luftës së pakuptimtë dhe brutale të Vladimir Putinit.”/abcnews.al/