Jetonte me vajzën me aftësi të kufizuara, gruaja gjendet e pajetë, një muaj më parë i vdiq burri

schedule22:38 - 25 Shtator, 2020

schedule 22:38 - 25 Shtator, 2020

Një grua në Pogradec është gjetur e pajetë në banesë në lagjen nr. 3 të qytetit. Dyshimet paraprake janë se ajo ka ndërruar jetë si pasojë e ilaçeve që ka pirë, megjithatë pritet ekspertiza mjeko-ligjore.

Me nënën jetonte vajza e saj 10-vjeçare, me aftësi të kufizuara, që është dërguar në spital nën kujdesin e psikologut.

Abc News mëson se ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ngjarjen e bën më të rëndë edhe fakti që para një muaji gruas i kishte vdekur burri.

Kjo e ka thelluar akoma më shumë tragjedinë në familjen e tyre, duke bërë që tashmë vajza e vogël me aftësi të kufizuara të mbetet e vetme./Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!