Një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj në Mamurras. Ajo jetonte e vetme pas bashkëshorti i kishte vdekur para shumë kohësh, ndërsa çifiti nuk kishte pasur fëmijë.
E moshuara kishte 10 ditë pa kontaktuar me njeri, ndërsa kanë qenë të afërmit e ish-bashkëshortit që jetonin pranë shtëpisë së saj që kanë vënë re mungesën e saj dhe kanë shkuar të kontrollojnë në banesë.
Ajo ishte bashkëshortja e boksierit shkodran Pal Hoti, ndërkohë që çifti prej kohësh ishte zhvendosur në Mamurras./abcnews.al