Andi Papastefani ka mbaruar Fakultetin e Arkitektures ne Universitetin e Tiranes. Po ashtu, ka mbaruar Landscape Institute Arnold Arboretum of Harvard University / Boston Architerural College dhe ka studiuar Rijetezim Historik në Boston Architectural College.
Për pothuajse 4 dekada, Andi Papastefaini përdor skicat si një mjet eksplorimi, komunikimi dhe dokumentimi. Ai është skicues urban. Libri i tij i parë me skica erdhi për “Tirana 100 vite kryqytet”, ku skicoi 120 ndërtesa në Tiranë. Po ashtu ka publikuar librin me skica për qytetin e Beratit dhe Gjirokastrës, për të cilat dha përjetimet e tij në një bisedë në studion e ‘Pas Mesnatë’.
“Pjesa më e vështirë e arkitekturës është Ansambli, harmonia e ndërtesave me njëra tjetrën. Këtë Ansambël duhet ta njohim mirë, për Ansambël ne kemi Beratin, Gjirokastrën edhe Shkodrën, Krujën. Në Tiranë punimet arkeologjike janë shumë të limiturara dhe informacioni jonë është i fragmentuar.
Mozaiku i Tiranës na jep dëshmi të një qytetërimi të hershëm, kemi edhe te Dajti zbulime arkeologjike. Më e vjetër është vendosja e një kalaje afër Pezës, dhe ajo është e krahasueshme me Beratin si periudhë kohore, dhe kjo dallohet nga madhësia e gurëve të ndërtimit.
Shqipëria ka shumë arkeologji, nuk mund t’I kërkosh të mbulojë gjithë territorin sic do dëshironim ne, por i takon brezit të ri që t’I deshifrojë. Ne formalisht gjejmë Tiranën 450 vjet më parë, me kompleksin e xhamisë, po Tirana është më e vjetër, orgjina është më e vjetër.’ tha ai. / abcnews.al

