Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Jetesa e vështirë e banorëve të Pustecit, mungesa e investimeve ka detyruar të rinjtë të emigrojnë

schedule12:34 - 3 Tetor, 2020

schedule 12:34 - 3 Tetor, 2020

Pusteci është një bashki e vogël në juglindje të vendit, buzë liqenit të Prespës, e banuar nga pakicat maqedonase.

Deri në viti 20013 dhe nga shumica e shqiptarëve është njohur me emrin Liqenas, e kështu thirret ende edhe sot nga një pjesë e mirë banorësh.

Prej kohësh nuk ka njohur investime. Kjo ka ndikuar dhe në mungesën e vendeve të punës.

Të rinjtë e kanë braktisur zonën e Liqenasit shkaku kryesor mbetet papunësia. Të vetmit që kanë mbetur janë të moshuarit. Burimi i të ardhurave është vetëm bujqësia dhe blegtoria.

Banorët që kanë mbetur thonë se të rinjtë ikin për një jetesë më të sigurt.

“Djemtë më ikën”, shprehte një banore.

Një tjetër thekson se të rinjtë do shkojnë se s’kanë ku të punojnë

Gratë janë shumë punëtore por dhe shumë të lodhura nga puna e përditshme në arë. Ne takuam disa prej tyre të cilat nuk kishin mjete moderne që t’ju lehtësonin punë. Ato punonin tokën me ende me shat dhe lopata.

“Punojmë tërë ditën punojmë, ndihma s’kemi. Që 14 vjeç kam punuar tokën prindërit s’kishin kondita që të shkollohesha. Një jetë të lodhshme”, ka thënë ndër të tjera një banore.

Na bëri përshtypje që nëpër rrugë pamë pak burra. Ndaj dhe kjo grua na shkoi kureshtjen.

“Burrat disa marrin pension, disa punojnë me bujqësi dhe blegtori, të tjetër ikin nëpër shtete me punësim sezonal”, është shprehur një tjetër banore.

Kreu i Bashkisë së Pustecit, Pali Kolefski tregon se të ardhurat bazë janë nga remitancat pasi ndihmë ekonomike përfitojnë pak familje.

“Një pjesë janë në emigracion dhe është e ardhura kryesore. 37 është numri i familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike, aplikojnë 6% e familjeve dhe numri çdo muaj ka qenë dy. Se sistemi i skualifikon dhe ne bëjmë inspektime në terren”, ka thënë ai.

Pusteci kjo zonë turistike e pazhvilluar kufizohet nga dy shtete Maqedoni e Veriut dhe Greqi afërsia gjeografike ndikon që banorë të lëvizin dhe të kërkojnë punë jashtë vendit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!