Jeta “si alienë” që lulëzon në lëndën e vdekur në thellësi të Arktikut

schedule06:15 - 9 Shkurt, 2022

schedule 06:15 - 9 Shkurt, 2022

Shkencëtarët thanë se kanë zgjidhur misterin se si sfungjerët gjigantë lulëzojnë në ujërat e thella dhe të akullta të Arktikut. Sfungjerët e detit mbijetojnë duke u ushqyer me mbetjet e krimbave dhe kafshëve të tjera të zhdukura që u shkatërruan mijëra vjet më parë, sugjerojnë ata. Sfungjerët janë kafshë shumë të thjeshta të lashta që gjenden në dete anembanë botës, nga oqeanet e thella deri te shkëmbinjtë e cekët tropikal.

Ata janë gjetur të jetojnë në një numër të madh dhe me përmasa mbresëlënëse në fund të Oqeanit Arktik. Këto “kopshte sfungjeri” masive janë pjesë e një ekosistemi unik që lulëzon nën oqeanin e mbuluar me akull pranë Polit të Veriut, tha profesoresha Teresa Morganti nga Instituti Max Planck për Mikrobiologjinë Detare në Bremen, Gjermani. “Ne kemi gjetur sfungjerë masivë dhe ata mund të arrijnë deri në një metër në diametër,” tha ajo.

“Kjo është prova e parë e sfungjerëve që hanë lëndën e lashtë fosile”. Duke varur një kamerë thellë nën akull, studiuesit ishin në gjendje të fotografonin koleksionet e sfungjerëve që formojnë një kopsht në fundin e detit raporton gazetarja Helen Briggs e “BBC-së”. Në atë kohë, ata ishin mistifikuar si kafshët primitive që mbijetuan në thellësitë e ftohta dhe të errëta, larg çdo burimi të njohur ushqimor.

Kohët e fundit, pas analizimit të mostrave nga ekspedita e Arktikut, ata zbuluan se sfungjerët ishin mesatarisht 300 vjeç. Ata mbijetojnë duke ngrënë mbetjet e një komuniteti të zhdukur kafshësh me ndihmën e baktereve miqësore që prodhojnë antibiotikë. “Aty ku sfungjerët pëlqejnë të jetojnë, ka një shtresë materiali të vdekur,” tha profesoresha Antje Boetius nga instituti Alfred Wegener në Bremerhaven, e cila udhëhoqi ekspeditën në Arktik.

“Dhe më në fund na ra në mendje se kjo mund të ishte zgjidhja përse sfungjerët janë kaq të bollshëm sepse ata mund të futen në këtë lëndë organike me ndihmën e simbionëve”. Zbulimi tregon se ne kemi shumë më tepër për të mësuar rreth Planetit Tokë dhe mund të ketë më shumë forma jete që presin të zbulohen nën akull, shtoi ajo.

“Ka kaq shumë jetë të ngjashme me alienët dhe veçanërisht në detet e mbuluara me akull ku ne mezi kemi teknologjinë për të hyrë, për të parë përreth dhe për të bërë një hartë,” tha ajo. Por me akullin e detit Arktik që tërhiqet me një shpejtësi të paprecedentë, studiuesit paralajmërojnë se kjo rrjetë unike e jetës po vihet nën presion në rritje nga ndryshimet klimatike. Sipas matjeve shkencore, trashësia dhe shtrirja e akullit të detit të verës në Arktik kanë treguar një rënie dramatike në 30 vitet e fundit, gjë që është në përputhje me vëzhgimet e një Arktiku në ngrohje.

“Me rënien e shpejtë të mbulesës së akullit të detit dhe ndryshimin e mjedisit të oqeanit, një njohuri më e mirë e ekosistemeve të pikave të nxehta është thelbësore për mbrojtjen dhe menaxhimin e diversitetit unik të këtyre deteve të Arktikut nën presion,” tha profesoresha Boetius.

Studimi është publikuar në revistën “Nature Communications”. / abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!